Ramush Haradinaj, ka dhënë disa detaje nga takimi sekret i Albin Kurtit me dy pjesëtarë të inteligjencës serbe në vitin 2004.
“Janë dy momente që meritojnë një spjegim. Së pari nga Kurti. Momenti i ndalimit të tij në një makinë, në hyrje të Klinës në Dollc nga policia e Kosovës ku ai ndodhet me disa pjesëtarë të komunitetit serb, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të inteligjencës serbe, pra të BIA-s. Edhe ai gjendet i mbuluar me batanije dhe ekziston raporti zyrtar për këtë. Kur ta keni Kurtin në studio pyeteni. Ngjarja është e vërtetë. Nuk e dij cili i burgosur tjetër u gjend në makinë i mbuluar me batanije, ku janë dy pjesëtarë të inteligjencës serbe në makinë dhe nuk e di ndonjëherë në histori që një të burgosuri i është mundësuar një intervistë”.
Albin Kurti është ndalur nga policia pas takimit që ka patur me dy agjentë të shërbimit sekret Serb në fshatin Binxhë të komunës së Klinës në 17 Janar 2004.
Milaim Zeka kishte publikuar raportin zyrtar.
I shoqëruar nga Vlora Bajqinovci, Jellena Bjellica dhe Dardan Velija, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në fshatin Binxhë të komunës së Klinës me dy persona nga strukturat e shërbimit sekret serb. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Boban dhe Golub Donqiq të dy me dokumenta te BIA-s. Boban Donqiq në vitin 2004 mbante edhe gradën e Kapitenit në Ushtrinë e Serbisë, pëerveç asaj të anëtarit të BIA-s Serbe.
Nga raporti i policisë, një kopje të të cilit e posedon Pa Rrotlla, shkruhet qartë se Vetura e tipit Golf me ngjyrë të Bardhë me targa 416-KS-989 është ndalur nga policët Beg Prenaj, Fadil Ahmetgjekaj, ndërsa Raporti është punuar nga Agron Hamza.
Në këtë raport shkruhet se me datë 17 të muajit Janar 2004 është mbajtur një takim me strukturat e shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (BIA) në fshatin Binxhë të Komunës së Klinës. Përfaqësues të BIA-s në këtë takim kanë qenë BOBAN dhe Golub Donqiq të dy pjestarë të shërbimit sekret të Serbisë. Boban Donqiq, me gradën Kapiten i Ushtrisë së Serbisë dhe oficer i lartë i Sigurimit Shtetëor të Serbise (BIA). Policia ka ndaluar palën shqiptare që ka marre pjesë në takim, të cilët udhëtonin me makinën Golf, ngjyrë të bardhë me targa 416 – KS – 989. Në ktë raport shkruhet se, Dardan Velija ishte ulur perpara, ndersa Jellena Bjellica, Vlora Bajqinovci dhe Albin Kurti ishin ulur prapa. Albin Kurti ishte I mbuluar me Qebe. Kurti në gjykatë prezantoi të jetë zotërues i një dokumenti si anëtar i AKI-së.
Dokumenti dhe raporti i policise kur eshte ndaluar Albin Kurti me sherbimin sekret te Serbise.