Ramush Haradinaj e kishte treguar një histori shumë interesante me prindin e tij tashmë të ndjerë. Ai tregoi se fëmijet nuk i ngjanë shumë atij. Poashtu e tregoi edhe një batutë interesante në emisionin Pressing.
Duke treguar rreth raportit me fëmijët e tij, Haradinaj shtoi se “i thash babës, plak po m’doket s’janë fëmija mi, ata e morën shumë tragjike dhe më thanë çka po flet bre, i thash prapë po m’doket s’janë t’mitë s’janë Haradin, edhe plaku u mërzitë edhe s’dojke as me ngu, tani i kallxova që i mora në tavolinë i qita do alltia e do pushkë në një anë e do akullore në anën tjetër, dhe krejt shkuan te akulloret, dhe plaku pastaj u çliru se e kuptoj që e kam nguc e më tha në këtë nxehtë as unë s’jam Haradin e kisha marrë një akullore“.
Ramush Haradinaj njihet për korrektësinë e tij gjatë komunikimit. Ai poashtu tregoi se “Erdh djali Gjini me m’vizitu në Hagë dhe më tha, çka po bon bre këtu, i thash o në shkollë jam, tha po çfarë shkolle të keqe a s’un gjete ndonjë shkollë më të mirë a, hajde në shkollën time”.
Haradinaj tregoi se nuk i ngarkoi me tema të së kaluarës.