Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pritshmëritë për Qeverinë që do të drejtohet nga Albin Kurti janë minimaliste.
Sipas tij Kurti do të jetë zhgënjim i madh.
“Kurti do të jetë zhgënjim i madh Kryeministri Kurti. Mendimi im është se do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes. Nxitja e temave, marrja me diskutime publike janë një mënyrë e jetës. Marrja e agjendave është tjetër. Qeverisja nuk është ideologji duhet kyçur në punë. Qeverisja është ekzekutiv”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova, transmeton Indeksonline.
I pari i AAK-së tha poashtu se nuk sheh kapacitet menaxherial dhe qeverisës te Albini.
“Nuk shoh kapacitete menaxheriale dhe qeverisëse te Albini, fare”.
Por sipas tij veprimi i VV-së dhe LDK që Qeveria e Re të ketë vetëm 12 ministri është i duhur.
“Është një veprim i mirë me numrin e vogël të ministrive, të zëvendësministrave. Mendoj se është veprim i drejtë, më i mirë sesa që kam bërë unë. Kjo është racionalizim në kosto, kushton më lirë, kursehen para por problemi është te funksionaliteti. Ministri do ta ketë më vështirë ta ruajë fokusimin, janë superministri. Ideja me 12 ministra është për t’u respektuar dhe numri i vogël i zëvendësministrave”, shtoi ai./Indeksonline/