Haradinaj në Hagë: Spiunë të lindur ka edhe në krye të Qeverisë
Pas një pauze të shkurtër ka vazhduar seanca ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.
Prokurori ka lëshuar në seancë një audio-incizim, ku Nasim Haradinaj dëgjohet duke përmendur fjalën “spiun”, shkruan lajmi.net.
E aty Nasim Haradinaj nisi të flasë për “spiunët e lindur”.
Sipas Nasim Haradinajt, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të Qeverisë.
“Ky është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë fol. Me kanë një spiun i lindur, është një bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarku edhe barra juve dhe jemi kanë të sulmum nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët. Nuk e kom potencu gabimisht, se ne kemi problem që s’besoj që keni lindur ju spiun i lindur. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë”, ka thënë Nasim Haradinaj. /Lajmi.net/