Ramush Haradinaj kishte treguar për takimin e parë të tij dhe z. Kadri Veseli në Zvicër. Pavarësisht se shumë vite më herët ishin takuar edhe Kadri Veseli me Heroin Luan Haradinaj ku edhe kishin bartur armatim, këtë herë në Zvicër ishin takuar për të ndjekur ndonjë strategji.
Sipas Haradinajt, në takimin e parë nuk kanë kaluar mirë. Arsyeja ishte se “i dha Kadriu disa mendime dhe unë nuk u pajtova, por s’kemi kaluar mirë sepse u keshke edhe pse tema ishte serioze”
Më tutje ai tregoi se “po më vonë e kuptova që Kadriu është familjar i Sabit Veselit dhe familja jonë e ka pas mik shumë dhe Sabitin të gjithë e kemi respektuar”.