Haradinaj: Rusët më dërguan në Malishevë, më thanë kemi me të pre, populli gjuajke me armë
Ramush Haradinaj kishte folur ekskluzivisht për rrahjen me ushtarët rusë. Ai konfliktin e filloi për mikun e tij, Komandantin e Zonës së Karadakut z. Ahmet Isufi. Ai tregoi se paraprakisht UNMIK-u ua kishte marrë armët dhe sipas tij fatmirësisht që ndodhi ashtu sepse ishin vrarë aty për aty.
Haradinaj më tutje tregoi se “një rus i madh e kapi nga mbrapa z. Ahmet Isufi, ishte trupmadh dhe me syze të diellit, dhe kur e kapi Ahmet Isufin mua më kcej filmi, pastaj e godita i pari me grusht dhe syzat e diellit ia ngula në fytyrë, dhe me zor e rrëzova atë rusin trupmadh, dy-tri herë e godita deri sa e rrëzova, pastaj kanë ardhur shumë rusë të tjerë dhe me pushkë e gjithcka na kanë goditur dhe njo gjysmë ore na kanë rrahur sa që brinjët nuk na kanë ardhur në veti s’di sa kohë”.
Pastaj Haradinaj tregoi se “mua më morën dhe më dërguan në kampin e tyre në Malishevë dhe ma mbajshin thikën në fytë dhe më thanë kemi me të pre, dhe pasi më dërguan në Malishevë, populli atje u qu në këmbë e rrethuan kampin dhe me anti-tenka filluan të shtëjnë, dhe ata më thanë thuaju atyre të ndalen e unë ju thash nuk i njoh ata”.
Poashtu ai tregoi se edhe në Dukagjin gati filloi lufta, “ata tont ja nisën në Dukagjin ua përshëndetshin rusët e kazermat e kanë pasur edhe pasoja rusët”. Pas kësaj situate intervenuan anglezët dhe më morën me helikopterët dhe më thanë “a po i ndalë ushtarët i thash po, por disa dite s’kam arritë me i ndalë”.
https://www.youtube.com/watch?v=zmmHUC_zM-E 52min