fbpx
Lajme

Haradinaj: Prishtina ka nevojë për mu, jo për turistë që e kanë lënë qytetin në kaos

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj ka treguar se pse ai duhet të udhëheqë me kryeqytetin.

Sipas tij, Prishtinës nuk i duhen kryetarë që janë turista, por i duhet dikush si ai të jetë vendimmarrës.

“Me gjithë respektin, por mendoj se Prishtina ka nevojë me pas një kryetar vendimmarrës dhe jo turistë që shëtitën poshtë e lartë me teori të bukura e në praktikë e kanë lënë kryeqytetin në kaos”, ka thënë ai në intervistën për lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë.


“Kjo ideja e barrierave, vijave të kuqe e këto janë të historisë. Po shihen hapur të krejt subjektet politike, vetëm në fushatë po prolongojnë nuk bëjmë me atë nuk bëjmë më këtë se tonë me tonë po bëjnë. Është shumë mirë që janë thyer këto barriera sepse nëse kemi bindje tjera ose jemi të një subjekti politik tjetër kjo nuk nënkupton se ne jemi armiq, përkundrazi jemi miq bashkëvendës dhe natyrisht me ofertën me bindjen që e kemi më të mirë. Me të gjithë jam i gatshëm me bashkëpunuar pa asnjë dallim”, tha mes tjerash ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close