Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sonte do të jetë i ftuar në “Debat Plus” me Emal Pandurin në studion e improvizuar në qeveri.
Debati do të zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit në vend dhe më gjerë.
Kryeministri Haradinaj do të flasë për shkëmbimin e territoreve dhe Lutfi Hazirin.
Ndër të tjera me kryeministrin Haradinaj do të diskutohen edhe këto tema.
A po tentojnë t’i marrin “meritat” për liberalizimin e vizave Haradinajt, Thaçi e Veseli?
Cilat janë raportet me opozitën?
A e përkrahë Haradinaj, Albin Kurtin si udhëheqës të delegacionit kosovar?
Në çfarë rrethanash Haradinaj parasheh fillimin e një lufte të re në Kosovë?
Në emisionin “Debat Plus” që transmetohet sonte në RTV Dukagjini nga ora 20:30, Haradinaj do të përballet edhe me pyetjet e analistit Imer Mushkolaj.