Haradinaj: I pari njeri që e ka fy Tahir Zemajn është Anton Quni, s’ka dashtë me pa
Njëri nga drejtuesit e Betejës së Kosharës z. Nasim Haradinaj kishte treguar detaje shumë interesante për ngjarjen e Koshares dhe disa personalitete të cilat diskutohen shumë në Kosovë. Ai në RTV Dukagjini, pak vite më parë kishte treguar edhe për mosmarrëveshjet e ndryshme të cilat kishin ndodhur.
“Të sqarohem edhe njëherë, Tahir Zemaj ka ardhë kur u ba Kosharja, i pari njeri që s’ka dashtë me pa, s’po du me thanë që e ka fy, por edhe e ka fy është Anton Quni që i ka thanë Tahir Zemajt s’ki çka lypë këtu, është edhe Xhafer Gashi që i ka thanë hec s’ki çka lypë ti këtu komandë, nëse ta merr mendja i kemi thanë merre grupin luftues dhe hyn kudo të ndihmojmë, jo ikë, se ai ka ardhë me marrë komandë 138, 138 s’un e merr komandën se ishte emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm, ishte dedikuar që emri t’i ngjitet Luan Haradinaj, por ishte modestia jonë, tradita dukagjinase që t’ia lajmë ndonjë emri më të largët...”
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=search&v=2153342194692524 VIDEO 1:24:00 min