Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovën e pasluftës, duke filluar me Rugovën dhe duke përfunduar me Kurtin. Në një rrëfim për Pressing, Hasani ka bërë përshkrime interesante.
“Hashimi si politikan bëri përvojë dhe i merrte rreziqet. Shumëçka prej historisë së Kosovës nuk mund të shkruhet pa të. Ka qenë shumë dinak dhe rrallëherë e ka thënë atë që e ka mendu. Kam thënë që i ka përngja shumë Zogut”, ka thënë ai.
Ndryshe e njohu Kadri Veselin, të cilin e ka edhe bashkëvendas por edhe ish-nxënës. Hasani ka thënë se Kadri Veseli është njeri trim dhe i besës dhe nuk e ka kuptuar kurrë pse e ka marrë drejtimin e SHIK-ut.
“Kadriun e kam pasur nxënës. Një njeri i sjellshëm, është besnik shumë. Edhe si nxënës ka qenë shumë i mirë. Me të thënë po ashtu del, nuk të prenë në besë kurrë. Unë nuk e di qysh e ka marrë SHIK-un, s’ka pas asnjë veti të tillë. Unë jam çuditë. Është trim, familjarisht janë rezistent, u qëndrojnë sfidave të jetës”, për pesë minuta kanë shpëtuar për t’u kapur ai dhe Raifi nga policia e Serbisë”, ka thënë ai.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=Qw1V4iDSQsQ