Ishte Kryeministër i Kosovës. Atë kohë pagat dhe pensionet ishin shumë të ulëta. Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi i kishte acaruar punët me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë.
Pavarësisht mos pajtimit të FMN-së me situatën e krijuar atë kohë, Thaçi mori Vendim që të rriten pensionet e familjeve të dëshmorëve nga 175 në 448 euro.
Kjo ishte një ndihmesë e madhe për kategorinë që sakrifikoi më së shumti për lirinë e Kosovës. Nga ajo kohë thuajse fare nuk janë rritur pagat e pensionet.