fbpx
Lajme

Haxhiu 2015: Unë s’mundem me e quajt me ndonjë emër tjetër, Veseli për mua është kriminel

Albulena Haxhiu ka shkuar për t’i takuar krerët e UÇK-së në Hagë. Por, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë refuzuar takimin me të. Ne po i rikujtojmë dy deklaratat e familjes Haxhiu, respektivisht të Ministres Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqit – bashkëshortit të saj.

“Kadri Veseli ka qene shef i SHIK, dhe prej aty erdh e u bë kryeparlamentar. Ka aktrua në Kuvend kinse unë po i respektoj rregullat. Erdh një moment ku ai e harroi aktrimin e u drejtua me një fjalor të tille”, tha Haxhiu. “As s’më intereson nëse Kadri Veseli kërkon falje. S’e ndryshon Veselin kërkim falja ndaj meje. Unë s’mundem me e quajt me ndonjë emër tjetër, se ai për mua është kriminel”, kishte thënë ajo në emision Rrokum Rroll.

Poashti, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ministres Albulena Haxhiu, kishte thënë se Kadri Veselit se shpejtë i vjen fundit.

“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadr,ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. 

Image

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close