Epilogu

Haxhiu: Është radha që LDK të tregojë se e do vërtetë ndryshimin

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Presidencë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se mandatari i LVV-së është ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës më 6 tetor, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se kandidati i tyre jo më vonë se 15 ditë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit dhe se këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se dërgimi i emrit të mandatarit është bërë pa u arritur marrëveshja me LDK-në, ai ka deklaruar se janë të gatshëm të vazhdojnë takimet me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje./Telegrafi/

Exit mobile version