fbpx
Lajme

Haxhiu kërkon lirimin e Faik Fazliut, e quan Qeverinë Kurti pushtet anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka dalë në mbrojtje ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliu, pas arrestimit, duke kërkuar lirimin e tij.

Haxhiu ka kërkuar që ai të lirohet pa u ndikuar nga pushteti duke iu referuar si  anti-UÇK.

“Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar.Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet. Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast.Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK”, ka shkruar ai.

Ndryshe ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri mbrëmë në Prizren.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close