Epilogu

Haxhiu: Kurti e shpalli dëshmor Deharin pasi ia preu biletën për në varr, njëjtë Arben Xheladinin e Mon Balajn

Shkruan: Baton Haxhiu

A e mbani mend Arben Xheladinim, Mon Balajn, Arbnor e Astrit Deharin? Për qëllime meskine, Albin Kurti i shpalli dëshmorë të kombit pasi ua preu biletën për në varr. Në radhë të parë, shpallja e tyre dëshmorë është nënçmim për çdo ushtar të UÇK-së që me armë në dorë e vetëdije të plotë u flijua për atdheun, në vitet kur Elvis Hoxha e Husamedin Ferraj e kishin moshën e mjaftueshme, por nuk iu bashkuan luftës.

Dy të parët, u vranë në shesh të kryeqytetit me 10 shkurt nga policia rumune. Të dytët u vetëvranë për arsye të cilat duket se ata në heshtje i kanë marrë me vete. Për Arben Xheladinin e Mon Balajn, Albin Kurti pat premtuar drejtësi e llogaridhënie sapo ta marrë zyrën e tij si Kryeministër. Ne fakt, ai sot pret e percjellë zyrtarë të UNMIKU-ut e OKB-së në Kosovë, duke u zgërdhirë si servil i neveritshëm, pa e hapur këtë fare si temë, pa e ngritur në asnjë forum ndërkombëtar.

[Familjet e tyre, ndërkaq, sot keqpërdoren për të ruajtur idenë e rrejshme para anëtarësisë së VV-së për VV-në si një lëvizje çlirimtare me dëshmorë të saj. Këto familje, me e pakta që mund të bëjnë është distancimi publik nga Albin Kurti pasi u vërtetua se VV është thjesht një bandë, të cilët zbatojnë marrëveshjen e ndarjes se sovranitetit energjetik me Serbinë dhe përgatitin terrenin me arsyetime boshe për zbatim të Zajednicës, lëre pastaj që ua lanë në baltë drejtësinë për fëmijët e tyre.

Ata nuk duhet të harrojnë se për hir të Albin Kurtit nuk kanë asnjë arsye të heshtin para shkeljes se rëndë të interesave kombëtare, përfshirë ndërprerjen në mënyrë kriminale të pagave për mësimdhënësit e çmuar të Kosovës.

Situata më e rëndë është, gjithsesi, me familjen e dy vëllezërve të vetëvrarë, Dehari. Shpallja e tyre dëshmorë tregoi vetëm gatishmërinë e Albin Kurtit për të bërë pazar elektoral me gjakun e vartësve të tij.

Pasi arriti këtë qëllim, ai vendosi t’ua bëje babanë Avniun edhe deputet. Kur e mori pushtetin, Avniun e la në baltë që dy vite duke mos ua sjellur drejtësinë e premtuar për bijtë e tij, përkundër faktit se tashmë ai disponon me gjithë instrumentet e sigurisë e drejtësisë në vend.

Për më shumë, tani që rezultatet e hulumtimeve zvicerane zbulojnë se kemi pasur të bëjmë vetëm me një mashtrim kriminal të Albin Kurtit, ajo punë filloi të harrohet.

Sidoqoftë, nuk mund të harrohet edhe heshtja e familjes së tyre, e cila për konsum televiziv prezantohej shpeshherë me patriotike se familja e Shaban Jasharit duke mbajtur ligjërata për idealin e vetëvendosjes se Astritit, para marrëveshjes për Zajednicë e kohës kur ka ndërprerje të pagave për mësimdhënësit vetëm pse janë ngritur në protestë.

A është kjo Kosova e ëndrrave të Arbnor e Astrit Deharit? Besoj, përgjigjen e dimë të gjithë, vetëm disa s’kanë guxim të flasin, sepse janë shitur, e disa shajnë me nënë e motër në rrjete sociale për ta mbuluar të vërtetën.

Me një fjalë, sa i përket Albin Kurtit, nuk ka asnjë çudi. Ai mbetet i njëjti gënjeshtar, që s’ka lënë ndjenjë pa prekur e kauzë pa përdorur, duke nisur nga zbardhja e fatit të pagjeturve para negociatave me Serbi deri te bashkimi kombëtar e aleanca ballkanike kundër Serbisë, për të ardhur në pushtet.

Ai mbetet i njëjti njeri i poshtër që ka luajtur me gjakun e shokëve, Astrit Deharit mbi të gjitha, vetëm për të ardhur në pushtet e për të zbatuar çdo gjë që ka kundërshtuar; ka rikthyer edhe reduktimet e energjisë elektrike ndërkohë që flet për rritje dyshifrore ekonomike e shantazhon sindikatat me ndërprerje pagash. E tmerrshme.

Sa i përket pjesës së shoqërisë që i intereson e vërteta, solidarizimi me Rrahman Jasharajn është shumë domethënëse. Sepse prerja e pagave për mësimdhënësit nuk mund të trajtohet si diçka normale, po si vepër kryekëput e një autokracie në tentativë.

Prandaj, ata që kanë heshtur për këtë rast, më shumë gjasë do kapërdijnë edhe Zajednicën që e kanë të dera, për të cilën Albin Kurti po mendon vetëm si ta gjëjë një arsyetim publik para se t’ua vendos në zemër të Kosovës.

Shpresoj shumë që familjet në fjalë do ta gjejnë forcën morale dhe të distancohen nga Albin Kurti, sepse vdekjet e tyre nuk e besoj që meritojnë të cilësohen si ‘dëshmorë të Zajednicës’.

Tingëllon e rëndë shumë, por këto janë pasojat e sjelljes se Albin Kurtit. Assesi këto të jenë etiketa personale. Ne fund te fundit, dashuria e tyre për Kosovën duhet të jetë me e madhe se dashuria e tyre për Albin Kurtin dhe profiterin e pështirë në krye te pazareve me Serbinë, Besnik Bislimi.

Më e madhe se mashtrimi i vdekjes është neveria me keqpërdorimin e vdekjes. Ata brenda Vetëvendosjes, ata që i kanë qëndruar afër, e dinë shumë mirë, se si buzagaz Albin Kurti kishte kumtuar me krekosje se i kishte paralajmëruar shumë moti se sa të rëndësishme e kishin një vdekje për rrugëtimin e tyre politik dhe masovizimin e Lëvizjes.

“Ju thosha, vdekja kryen punë më shumë se mijëra këpucë të çkyera”, u kishte recituar Albini dishepujve te tij, po sa kishe përfunduar varrimi i Astritit.

“Tani, ta mbajmë mirë e mos ta shpërdorojmë momentin”, kishte vazhduar.

Disa prej të pranishmëve aty kishin kuptuar se diçka nuk qenka në rregull me këtë njeri, qe s’gëzon emapti as për shokun e vdekur. As ne varrimin e tij.

Të tjerë, të droguar moti nga lideri, kishin besuar se është e tëra brenda sakrificës së përgjithshme dhe se Albini nuk po i gëzohet vdekjes, por fitores që po afron.

Një ditë, nuk mund të thuhet me siguri se kur, kryeministrit do t’ia shohin këtë anë edhe pjesa tjetër e njerëzve, siç e pa atë ditë ai grup i vogël shokësh, por çmimi nuk do jete një i ri i vdekur, por një gjeneratë e tërë e vyshkur në pakshim./Albanianpost.com

Exit mobile version