fbpx
Lajme

Haxhiu njofton inicimin e procedurës disiplinore ndaj drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të marten është iniciuar procedura disciplinore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Haxhiu po ashtu ka qartësuar se të mërkuren do të dorëzohet shkresa për njoftimin e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, “lidhur me shkeljet ligjore nga drejtori i përgjithshëm i AAPSK”. 

“Këtë procedurë e ndërmorëm për faktin se: Që nga përzgjedhja e tij e deri më sot, kemi identifikuar prova të pakontestueshme të cilat na bindin se inicimi i procedurës disiplinore për shkelje serioze, fillimisht do të rezultojë me sanksion disiplinor në përputhje me legjislacionin në fuqi; Nuk do tolerojmë asnjë shkelje përbrenda Ministrisë”, shkruan ajo.

Haxhiu po ashtu ka thënë se “në Ministrinë e Drejtësisë dhe në secilin institucion tjetër do të instalohen parimet e ligjshmërisë, transparencës, përgjegjësisë, jodiskriminimit, efikasitetit e pavarësisë profesionale”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close