Lajme
Haxhiu: Si është e mundur që të jemi të lirë e në Prishtinë nuk u bë asnjë minutë luftë
Gazetari Baton Haxhiu ka treguar dje në kanal10 disa momente për periudhën e luftës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ai si gazetar. Ai e ka treguar edhe një brengë të tij.
“A e di ku e kam inatin, kur e shoh Ukrainën, kur e shoh Kievin, kur i shoh të gjitha këto, si është e mundur që kryeqyteti jem asnjë plumb nuk e ka dhënë kundër Serbisë. Se ka ba asnjë luftë naper lagje. Se ka ba asnjë atentat. Kjo është dhimbja e madhe dhe nuk e kuptoj qysh përshembull Gjakova, është i vetmi qytet fatkeqësisht, dhe këtu e them s’di qysh e kemi fitu lirinë. Këtë e kam dhimbje, si është e mundur që jemi të lirë dhe në kryeqytet nuk është bë asnjë minut luftë“, shtoi Baton Haxhiu