Hazir Mala me trupin e tij u mundua ta mbrojë Konushevcin, po ashtu vrau njërin kriminel
Në dokumentarin “Dosje të hapura” dedikuar heroit Ilir Konushevci, janë dhënë detaje interesante për vrasjen dhe ngjarjen ku mbeti i vrarë Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala.
DETAJE NGA VRASJA:
“Kur kriminelët ndaluan makinën, kanë pa që në të është Hazir Mala, i kanë thënë të largohet sepse kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit i cili është vra pak kohë më parë, por ata kishin urdhër të vrisnin vetëm njërin, por Hazir Mala jo vetëm që nuk është largu, por ka qëllu duke vra pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri, dhe kur është vra vëllau ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë ditur çfarë të bëjnë, i kanë marrë me veti në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin, dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur ta vrasin edhe Hazirin sepse ishte dëshmitar, por duke iu afruar fshatit Fierzë kanë para se nuk kishin rast tjetër, dhe i kanë zbritë nga makina dh i kanë shty drejt Moravës dhe aty kanë qëlluar barbarisht në ta, mbaj mend kur kam shkuar në morgin e Spitalit Iliri i ka pasur 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë, por nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë, dhe Hazir Mala i ka dalur përpara për ta mbrojtur dhe i ka pasur vrimat në të gjithë trupin, kurse Iliri i kishte vrimat në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit“.