Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Presidenti Hashim Thaçi po akuzohen se po bëjnë disa veprime që po dëshirojnë ndarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Është nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se Kurti e Thaçi po bëjnë ‘trika’ për ndarjen e partisë që ai takon, por sipas tij LDK’ja është unike dhe nuk mund të përçahet.
“Nuk ka dy as tri LDK-ja të përfaqësuara në institucione, është një dhe unike. Nuk marrim qëndrim pro dhe kundër. Ne respektojmë institucionet, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kabinetin qeveritar dhe presidentin Hashim Thaçi deri kur e ka mandatin. Por, as Hashim Thaçi dhe as Albin Kurti nuk mund të vendosin politika përçarëse në LDK. As ky dhe as ai tjetri nuk mund të bëjnë trika politikë për të përçarë LDK-në”, tha Haziri në Klan.
Haziti po thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti përdori standarde të dyfishta kur e paraqiti ekspozenë për 100 ditët e qeverisë që ai e drejton.
“Ajo që sot e dëgjuam në ekspoze është standard i dyfishtë, prezantimi i punës 100 ditore filloi me injorimin e 50 ditëshit të dytë që ka qenë ushtrim detyre që nënkupton mandat të kufizuar në ushtrim. Standardi i dyfishtë është aplikuar edhe karshi kabinetit qeveritar duke dashur ta dallojë pjesën e kabinetit ku ka përfaqësim LDK-ja, sipas marrëveshjes politike për qeverisje të përbashkët, duke dashur të bëjë një trik politik për ndarje se një LDK e mirë dhe një LDK e keqe ekziston në Kosovë. Këtë politikë Albin Kurti e ka përdorur edhe karshi Kuvendit, një LDK e mirë në Kryesi të Kuvendit dhe një LDK e keqe në Kuvendin e Republikës”, tha Haziri