fbpx
Lajme

Haziri i përgjigjet Kurtit që tha se LDK udhëhiqet nga një ‘klub i stërvjetëruar’

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova s’ka njerëz të rinj e të vjetër dhe as ardhacak e vendas. Ka thënë se në LDK ka anëtarë që respektojnë vendimet e partisë. 

“LDK është një dhe unike. Nuk ka të Rinj dhe të Vjetër e as të ardhun e vendas. Ka anëtarë që respekton programin, kulturën dhe vendimet politike”, ka thënë Haziri në një përgjigje për Express. 

Kjo deklaratë e njërit prej udhëheqësve të LDK’së ka ardhur pasi mbrëmë Albin Kurti tha se LDK aktualisht udhëhiqet nga një “klub i stërvjetëruar” i cili po dëshiron të kthejë kohën prapa. 

Akuzat ndërmjet zyrtarëve të LDK’së dhe VV’së janë shpeshtuar prej se u shkarkua Qeveria me votat e 2/3 e deputetëve.

VV e LDK lidhën koalicion pas zgjedhjeve të fundit, pas bisedimeve disa mujore, ndërsa qeverisën më pak se dy muaj. 

Përplasjet nisën kur Kryeministri Kurti refuzoi të hiqte taksën dhe të mos vendoste reciprocitet ndaj Serbisë ashtu siç kërkonin amerikanët. Ndërsa, kur Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit erdhi edhe fundi i Qeverisë, duke nisur kështu LDK mocionin e mosbesimit. 

Tash, LDK po synon të themelojë një Qeveri të re me AAK’në e NISMA’n por procesi është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të nxjerrë një vendim nëse dekreti i Presidentit për Hotin është në kundërshtim apo jo me Kushtetutën. 

Asnjë prej udhëheqësve të VV’së s’kanë pohuar se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Albulena Haxhiu një ditë më parë ka thënë se s’mund të thonë se e respektojnë apo jo vendimin pa e parë përmbajtjen.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close