fbpx
Lajme

Haziri tregon se çfarë do të veproj LDK, nëse Vjosa Osmani propozohet nga Kurti për kryeministre

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se në një situatë hipotetike, nëse Albin Kurti do ta propozonte Vjosa Osmanin për kryeministre, atëherë kjo do të duhej ta arsyetonte këtë nominim.

Haziri thotë se nëse Lëvizja Vetëvedosje do ta propozonte nënkryetarën e LDK’së, Vjosa Osmanin, për kryeministre, partia e tyre do t’i jepte vlerësim kësaj situate.

“Unë pres që Vjosa Osmani të vjen nëkryesi të LDK’së dhe ta arsyetojë nominimin nga një parti tjetër politike. Nëse na bind, atëherë ne jemi aty për të vlerësuar drejtë dhe mënyrënmë të drejtë dhe më të ndershme”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Megjithatë, ai thotë se duke e njohur Osmanin, nuk beson se ajo do të bëhej pjesë e një skenari të tillë.

“Por, duke e njohur Vjosa Osmanin personalisht edhe si njëri edhe si politikane, nuk hyn në ujëra të tilla politike”, ka thënë Haziri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close