Epilogu

“Heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë disa persona që nuk u bën përshtypje vdekja…”

Shkruan: Kimete Berisha

‘Heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë disa persona që nuk u bën përshtypje vdekja…
Ju kujtohet Rozeta Hajdari, kur i vdiq babai, e la babain e vdekur të ‘pres’ dhe shkoi në konferencë për gazetarë me Albin Kurtin…
se më e rëndësishme besnikëria ndaj Albin Kurtit dhe karriera e saj politike sesa vdekja e babait…
përtej vdekjes s’ka ku shkon, i vdekuri ka kohë…pret!
Dhimbja është individuale.
Gjithkush e përjeton në mënyrën e tij.
Është art suprem që ta mësohesh me
kohë dhe të pajtohesh që vdekja nuk është ‘lajm’!
Por, mendimet e errëta ne vazhdimisht i shtyjmë për një ditë tjetër.
Për njeriun e zakonshëm është e paimagjinueshme që njeriu normal mund të këndojë pa e prishur çehren, pasi që e merr lajmin për vdekjen e nanës!
Ama, për njeriun e jashtëzakonshëm është krejt normale të këndojë në funeral!
Sepse, përgatitet me kohë për ndarjen e fundit me të dashurit e tij, ndahet për së gjalli me ata që do, dhe nuk pret që vdekja t’i ndajë!
Mërzia për të vdekurin është mall për dashurinë, ama dashuri i vdekuri nuk jep…
kështu, është zor ta duash njeriun e vdekur, nuk mund ta duash, sepse nuk merr asgjë nga vdekja..
Pyete kë të duash: A do të pranoje të ringjallej i dashuri që të ka vdekur-do të të thoshte: JO. Se është trishtim ringjallja individuale. Do të ishte e peanueshme ringjallja veç si grup, jo si individ.
Sepse, ti nuk vuan që nuk është më ai që ishte, por vuan për dashurinë e tij!
Çdo vuajtje ndodh sherri dashurisë!
Njeriu i urtë nuk vuan.
Por përgatitet (dhe i përgatit të tjerët) për largimin e tij, kur t’i vijë koha. Largimi do të duhej të ishte i lehtë dhe shumë i lehtë…sepse, ‘këngën e pikëllimit e këndojnë ata që mbesin’ pas teje!
Është urtësi e madhe të vuash pak, rrallë, hiç…sepse vuajtja është ‘refuzimi i realitetit’!
Në çastin që e pranon të vërtetën-qetësohesh!
Pa e pranuar-s’bën!
Nëse nuk e pranon të vërteten-çmendesh nga frika, nga diçka që nuk ndryshon, e pranove-s’e pramove ti! Sepse, të kundërshtosh diçka që nuk varet prej teje-është çmenduri!
Kur vuan – dukesh njeri më i ndjeshëm, më i mirë …
Kur nuk vuan, tregohesh i mençur, por të tjerëve u dukesh njeri ‘pa ndjenja’, gjakftohtë.
Prandaj, traditata imponon vuajtjen si vlerë!
Nëse qan e rënkon (të përqeshin, të thonë ‘edhe vdekja ka marifet);
Nëse rri i qetë e nuk qan (të përqeshin, qysh s’i erdh marre, një pikë loti nuk ia pa kush).
Traditën e urrej!
Nuk do të thotë të vuash patjetër, se vuajtja as s’ka vlerë, as s’të bën njeri më të mirë, vuajtja është humbje kohe dhe se vdekja në të gjitha rastet duhet të jetë ‘shpëtim’…
njeriu shpeshherë e lyp vdekjen aj dalje përfundimtare nga vuajtjet dhe nga kotësia…(pa e menduar se vdekja mund të jetë hyrje në një vuajtje tjetër).
P.S. Albert Kamy në libri ‘Ihuaji’, thotë: ‘Nëna ime
ka vdekur sot. Apo ndoshta dje. Nuk jam i
sigurt’.
Por Albin Kurti, e ndan fjalinë e Kamy-s, si vetmitari që e blen një copë bostan!
Kur e ndan fragmentin e Kamy-s, ia humb kuptimin, dhe këtë e bën i bindur se s’t’merr vesh kush se shqiptarët nuk lexojnë!
Për sherr lexon bash kush s’duhet!
Albert Kamy ka thënë:
‘Në shoqërinë tonë, secili njeri që nuk vajton në funeralin e nanës së tij, rrezikon të dënohet me vdekje’.
Personazhi i Kamy-s, nuk e ka ka luajtur rolin që e ka caktuar shoqëria!

Exit mobile version