fbpx
Lajme

Heshtje varri në Lëvizjen Vetëvendosje

Në Partinë e Albin Kurtit po vazhdon heshtja pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve komunale. Nuk po japin asnjë koment për rezultatet e zgjedhjeve lokale që e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e tretë e të katërt në nivel vendi.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është konfirmuar në asnjë prej komunave të Kosovës si parti e parë, me përjashtim të Prishtinës.

Rezultatet e para tregojnë se Partia e Albin Kurtit është në vend të tretë e edhe në të katërtin në nivel vendi.

Në këtë situatë, në Selinë e Vetëvendosjes po vazhdon heshtja.

Pavarësisht se kishin paralajmëruar fitore pa balotazh në Prishtinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sidoqoftë, Vetëvendosje, përpos Prishtinës, është në balotazh edhe në Prizren derisa ende nuk dihen rezultatet e qyteteve tjera.

 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close