fbpx
Lajme

Hill: Asociacioni për serbët, modele të ngjashme ekzistojnë në pjesë tjera të Evropës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të ishte model unik, dhe se shembuj të një Asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.

“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të përgatiten për të ardhmen evropiane dhe mendoj se është ajo çfarë mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën, ngjashëm me atë që është menduar në Kosovë, e bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk do të ishte një shembull unik, pasi modele të ngjashme ekzistojnë në pjesë tjera të Evropës”, tha Hill kur është pyetur pse Shtetet e Bashkuara nuk po e shtyjnë para procesin e formimit të Asociacionit, transmeton Telegrafi.Ambasadori amerikan në Serbi i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve që ia parashtronin përmes Twitterit.

Në anën tjetër zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar në fillim të këtij muaji se të gjitha marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të respektohen, përfshirë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Beogradi këmbëngulë vazhdimisht në formimin e Asociacionit që është pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, derisa Prishtina thekson se AKS duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close