Epilogu

Hipokrizia e Albulena Haxhiut: Ja çfarë thoshte për AKP-në në Kuvend, ndërsa vet ofertonte për Faton Dalladakun

Dy ditë më parë Periskopi ka publikuar disa dokumente përmes të cilave është dëshmuar se Albulena Haxhiu, tashmë ministre në detyrë e Drejtësisë, ishte përfshirë në një tender që kishte lidhje me biznesmenin Faton Dalladaku.

Në dokumente dëshmohej se Haxhiu në vitin 2010 ka punuar për Faton Dalladakun, për një detyrë të mirëbesuar, që është ofertimi për tenderë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Albulena Haxhiu ishte angazhuar në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010, si përfaqësuese e Faton Dalladakut, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Por rreth 4 vjet më vonë, Haxhiu e cila ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, duke folur për procesin e privatizimit, kishte akuzuar Qeverinë dhe këtë Agjenci për zhvatje të pronave publike, duke thënë se prapa tyre qëndrojnë grupe të interesit dhe mneaxhmente të lidhura ngushtë me politikën.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, që ishte mbajtur më 23 janar të vitit 2014, ku po diskutohej për privatizimin e Fabrikës së Amortizatorëve, Haxhiu nuk kishte hezituar të hidhte akuza mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke thënë se ka shkelur ligjin dhe rregullat e tenderimit.

“Me procesin e privatizimit, së pari i degradua, për tu shitur me shumë simbolike, që as për së afërmi nuk e pasqyrojnë vlerën reale të këtyre pasurive. Qëllimi prapa kësaj vorbulle të madhe të korrupsionit mbështetet në karakterin kriminal. Përderisa ndërmarrjet shoqërore ju besuan Qeverisë në menaxhim për ti degraduar skajshmërisht me menaxhmente tërësisht politike dhe militanteske, ndërmarrjet shoqërore ju besuan Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e cila pas shpalljes së Pavarësisë u shndërrua në Agjenci Kosovare të Privatizimit. Duke e kategorizuar pronën e qytetarëve në këto dy kategori, ndërmarrjet shoqërore u degraduan dhe u shitën për çmime që u ishin përshtatur apetiteve të grupeve të ndryshme të interesit, ndërsa ndërmarrjet publike pas menaxhimit të dështuar nga kjo Qeveri, tani planifikohen që të privatizohen nga kompanitë fantome për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se prapa tyre qëndron elita kriminale e politikës qeveritare”, kishte thënë Haxhiu në fjalimin e saj para Kuvendit të Kosovës.

Se Albulena Haxhiu ka punuar në kompaninë e Faton Dalladakut e ka konfirmuar edhe vet Dalladaku.

“Po, është e vërtetë që zonja Albulena Haxhiu ka punuar si përfaqësuese e imja në kompani dhe kam shumë respekt për të”, ka thënë Dalladaku.

Kujtojmë se Faton Dalladaku, vitin e kaluar, u bë i njohur me aferën e publikuar për ryshfet, fajde dhe mashtrim, e cila kishte të bënte me kontratën për një spital privat në hapësirat e QKUK-së.

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kundërshtuar dhe akuzuar qeveritë e kaluara për lidhje me biznesmenë si dhe zhvatjen e pronave publike. /Periskopi/

Ky eshte fjalimi i Albulena Haxhiut për AKP-në:

https://www.youtube.com/watch?v=F0rBt_ETxy8&feature=emb_title

Exit mobile version