Epilogu

Hiqen dyshimet, familja Thaçi dhe Veseli mbështesin PDK-në dhe Fadil Nurën në Skënderaj

Deputeti i PDK-së z. Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi ka ngjallur debate të shumta me deklaratën e fundit se kinse Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi nuk do ta kishin mbështetur kandidatin e PDK-së në raport me Bekim Jasharin.

Këtë e ka demantuar edhe Dega e PDK-së në Skënderaj me një komunikatë të lëshuar disa ditë më parë.

Por, në tubimin e fundit të PDK-së, sa i përket tubimeve të mëdha, prezent ishte edhe djali i ish Presidentit Thaçi – Endriti si dhe Hylmi Veseli i cili është djali i vëllaut të ish Kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli.

Prezenca e tyre në tubim tregon për mbështetjen e familjeve të tyre për kandidaturën e PDK-së, respektivisht Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun.

Sipas Sami Lushtakut, PDK i ka ofruar mundësinë Bekim Jasharit të kandidojë me logon e PDK-së por ai e kishte refuzuar këtë mundësi.

Exit mobile version