Epilogu

Hisen Berisha: Presidenti Rugova më kërkojë të kyqem në politikë, ja pse refuzova ofertën

Një nga komandantët më emblamitk në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka rrëfyer në ‘TV Ilira’ se si Presidenti Ibrahim Rugova i kishte kërkuar atij të kyqej në politikë. 

Moderatori i emisionit e pyeti Gjeneralin Hisen Berisha se pse ai nuk ishte kyçur në politkë dhe kjo ishte përgjegjia e tij:

“Dua të rrëfej diçka që vetëm dy-tre miqëve ia kam treguar këtë muhabet. Presidenti Rugova më bëri ofertë të kyçem në parti, u ndjeva ngushtë më i dhanë përgjigje të prerë dhe i fola pak me gjatë. Atë botë i thash z.President, para lufte sa kemi pas doktora dhe akademikë? Ka pas mjaftueshëm më tha! Për me çliru Kosovën çfarë është dashtë më ba? Për më kriju armatën shqiptare me ba luftë. Po sot President sa kemi doktor shkence, politkan dhe profesora sa të duash, sicili shqiptar sot është politikan. Për më kriju identitetin shtetëror, pasportë e shtetit është Ushtria e Kosovës, më shumë se të gjitha institucinet e Kosovës, Ushtria e Kosovës ka më së shumti nevojë për kuadra dhe kjo është aryseja se pse unë refuzova politikën”, thotë Gjeneralin Hisen Berisha.

Rrëfimin e plotë mund të shikoni në videon e mëposhtëme:

https://www.youtube.com/watch?v=czo1Tj2L3qY&feature=emb_title

Exit mobile version