fbpx
Lajme

HISTORI: Ollbrajt, Klark, Engel e Hollbruk ishin hebrenjtë që bashkë me UÇK-në e çliruan Kosovën

Ishte kjo një periudhë nga më të rëndat në historinë e shqiptarëve të Kosovës, që njëherësh shënonte edhe fillimin e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Në këtë drejtim dha kontribut komuniteti hebre i SHBA-se. Para së gjithash, ky kontribut i detyrohet angazhimit të jashtëzakonshëm dhe vendimtar të dy kongresistëve amerikanë me origjinë hebraike, Tom Latosh, një i mbijetuar i Holokaustit, dhe Eliot Engel, edhe sot një zë i fuqishëm në politikën amerikane. Falë këtij angazhimi, Kosova ishte në fokusin e administratës së presidentit Xhoxh Bushi i vjetër, dhe sidomos të presidentit Bill Clinton, i cili postin drejtues të diplomacisë amerikane ia kishte besuar një gruaje me origjinë hebreje, zonjës Medeleine Albright.

Dhe kur në vitet 1998/99, drama e Kosovës po merrte përmasa globale, pasi rrezikonte të përsëritej një Bosnjë e Dytë, për shkak fushatës së dëbimeve dhe vrasjeve masive nga qeveria e Milosheviqit, i cili me një gjuhë hitleriani krejt hapur para zyrtarëve perëndimor deklaronte: “unë mund të shkeli mbi kufomat shqiptare”. Imazhet e vuajtjeve të shqiptarëve dhe dëbimi i tyre në këmbë, me traktorë dhe trena risolli në kujtesë skenat e dëbimit të hebrenjve nga Lufta e Dytë Botërore. Moshe Peletz, një i mbijetuar i Holokaustit, pohonte: “Po më kujton gjërat nëpër të cilat kam kaluar në Rusi dhe në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga çasti që i pashë këto pamje nuk kam mundur të flejë. Ishte pikërisht e njëjta gjë”.

“E keqja duhet kundërshtuar…”

Pos znj. Medeleine Albright, sekretares së dikurshme Amerikane të Shtetit,shumë personalitete tjera me origjinë hebraike si Wesly Clark, ish-komandant i NATO-s, arkitektit të Dejtonit, Richard Holbrook, Elie Wiesel, shkrimtar që ka mbijetuar holokaustin Andre Gluksman, filozof, Shimon Peres, ish-president i Izraelit, Amos Oz, shkrimtar, Daniel Goldhagen,e të tjerë, mësimet e Shoah-as, dhe doktrina se mbrojtja e qenieve njerëzore ishin një përgjegjësi më e madhe se sa çështja e sovranitetit të një shteti.

“Ne duhet të dalim në mbrojtje të viktimave të pambrojturve … nuk mund t’i lejojnë njerëzit si Millosheviçi të vazhdojnë të vrasin  burra, gra dhe fëmijë shqiptare. Ne duhet ta bënim këtë më herët, por jo më vonë ose tani ”, pati deklaruar Elie Wiesel, hebreu më i shquar, Fituesi i Çmimit Nobel, në një takim me të mbijetuarit e Holokaustit.

Ky nuk ishte zëri i vetëm i anëtarëve hebrenj në mbrojtje te shqiptarëve të Kosovës. Një numër i konsiderueshëm i elitës, politikanët dhe diplomatët e shquar amerikano-hebrenj, te Administrata e SHBA, kane qene me te zeshmit ne mbrojtje te kauzes se Kosoves. Përvoja e kaluar historike i kishte mësuar se e keqja nuk duhet zbutur, por duhet kundërshtuar. Nëse bota do të reagonte me kohe (gjatë Luftës së Dytë Botërore), shumë tragjedi mund të parandalohen. Arsyet më të zakonshme që mbështetej nje ndërhyrje ushtarake humanitare nga NATO-ja, ishte krahasimi i sjelljes se Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës me Holokaustin.

Medline Albright, e lindur në Çeki dhe e traumatizuar në mënyrë të ngjashme nga Marrëveshja e Münich-ut dhe nga përndjekja kolektive e hebrenjve, shihet me të drejtë një nga mbështetëset më të mëdha të doktrinës  për ndërhyrje humanitare. Ishin edhe thirrjet e laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Elie Wiesel, njërit nga të mbijetuarit e kampin nazist të Aushwicit, dhe të personaliteteve të tjera me origjinë hebraike ishin vendimtare për angazhimin politik dhe ushtarak  të SHBA-së në luftën e Kosovës. Mësimet e Shoah-as e arsyetonin intervenimit ushtarak ajror të shteteve anëtare të NATO-s në Kosovë më 1999.

Mbi të gjitha, pas masakrës serbe në fshatin shqiptar të Reçakut (janar 1999), thuhet se Albright bashkë me Clintonin e konceptoi fushatën ajrore të gjeneralit Short kundër caqeve ushtarake serbe dhe për këtë arsye gazetarët e quajtën luftën e Kosovës edhe si “lufta e Medeleine”. Por çfarë e shtyri këtë politikane amerikane me origjinë hebraike të mbronte popullin e kërcënuar shqiptar në Kosovë? Ajo dy herë gjatë fëmijërisë së saj, diktatorët ia kishin prekur familje: një herë kur Hitleri invadoi Çekosllovakinë dhe herën tjetër kur forcat e Stalinit okupuan Hungarinë. Prandaj, ajo e konsideronte Milosheviqin një “kriminel” tjetër të cilit duhet dhënë disa goditje për ta “kthjelluar”. Sigurisht, shpjegon “The Washington Post”, sekretarja besonte “thellë se Adolf Hitler dhe tiranë të tjerë do të mund të ishin penguar nëse do të ishin ballafaquar që në fillim dhe këtë pikëpamje ajo e zbatoi në diplomacinë e saj me rastin e ndëshkimit të regjimit diktatorial të Milosheviqit, i cili vetëm në periudhën mars-maj 1999 dëboi afro 80 për qind të popullatës së Kosovës dhe ekzekutoi afro 12 mijë civilë shqiptarë. Kosova synohej të spastrohej nga shqiptarët në mënyrë që të sigurohej “lebensraum” për kolonët serbë, thotë John G. Stoessinger, një studiues tjetër me origjinë hebraike, duke nënvizuar se “Adolf Eichmann, njeriu i ngarkuar me dëbimin e hebrenjve gjatë regjimit nazist, ka të ngjarë se do ta kishte vlerësuar shkallën e dëbimit sipas operacionit të koduar serbe “Patkoi”. Edhe pse rasti i Kosovës nuk mund të barazohej me Holokaustin, sipas historianit të njohur amerikan,  Daniel Goldhagen, “edhe Hitleri edhe Millosheviqi filluan krimet e tyre në emër të ideologjisë e cila zhvlerëson jetët e të tjerëve dhe duke u nisur nga ideja se njerëzit kanë të drejtë që t’i vrasin të tjerët nëse ata u dalin përpara në rrugë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close