Albert Dumont, historiani dhe albanologu francez, shokoi botën duke thënë në zë të lartë se “Në Evropë nuk ka racë më të lashtë se shqiptarët”.
Ai lindi në vitin 1842 dhe vdiq në 1884. Për të provuar teoritë e tij në terren, Albert Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871.
Qëllimi pas këtij udhëtimi ishte për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut.
Në këtë kuadër, ai botoi edhe librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Në këtë libër pasqyrohet origjina e shqiptarëve, tiparet e tyre dalluese, karakteri i veçantë, zakonet e rralla dhe gjendja ekonomike dhe shoqërore etj.
Në të njëjtin libër, Albert Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; atij i bëjnë përshtypje në veçanti malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndërsa cekë traditat Iuftarake të tyre dhe nënvizon faktin se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane.