Sport
HISTORIKE: Drita arrin në rrethin e tretë të kualifikimeve në Evropa Ligë

Skuadra e Dritës ka arritur që me mjaft lehtësi ta mposhtë klubin nga Maqedonia e Veriut, Sileks në takimin e vlefshëm për Evropa Ligë.
Djelmoshat e Nuhiut u treguan të zot, ku me dy gola arritën ta mposhtin skuadrën e Sileks, shkruan IndeksOnline
Golin e parë për kampionen e Kosovës e shënoi, Gerbeshi nga penalltia në minutën e 48’të të takimit, ndërkaq për ta vulosur këtë sfidë në 0:2 u përkujdes kapiteni i skuadrës kosovare, Ardian Limani.
Kujtojmë se Drita bëhetë skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e tretë të kualifikimeve në Evropa Ligë.