Epilogu

Hoti ia bën argatin Haradinajt: Policia sulmoi bujqit, Qeveria heshti ndaj qindra personave në shesh

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe i nominuar për kryeministër, Avdullah Hot, është në një linjë me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Që të dy kanë reaguar ndaj intervenimit të policisë në Rahovec kundër bujqve, por jo edhe kundër protestës së djeshme në shesh.

“Vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve ne Rahovec qe ishin mbledhur per te siguruar te ardhura per familjet e tyre. Nuk kam reaguar per te mos e politizuar ceshtjen. Nderkaq, dje ne Prishtine u mblodhen qindra veta ne shesh dhe asnje reagim nuk kishte nga policia. Ministri i Shendetesise, qe menaxhon urgjencen e shendetit publik, nuk e tha asnje fjale. Kurse Kryeministri ne ikje ishte sigurisht i zene me dergimin e letrave neper bote. Apo ndoshta paradat politike per te intimiduar demokracine nuk i nënshtrohen ligjit?!”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook./IndeksOnline/

Exit mobile version