fbpx
Lajme

HOTI IA PARAQET MERKELIT E MACRONIT TRI PARIMET E KOSOVËS NË DIALOG

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka paraqitur para presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, tri parimet udhëzuese për dialogun Kosovë-Serbi.

Në “samitin virtual” të Parisit, të premten, ai ka thënë se ky proces duhet të udhëzohet nga këto parime: Që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm, që organizimi kushtetues i Kosovës nuk bën të preket, pasi që garanton funksionimin demokratik të autoriteteve, barazinë në përfaqësim dhe ngërthen parimin e shtetit civil dhe jo i organizuar përgjatë vijave etnike; që marrëveshja me Serbinë duhet të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, shkruhet në fjalimin në anglishte të Hotit, të cilën e ka ndarë me mediat Zyra për Komunikim e Kryeministrit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close