Epilogu

Hoti: Shporruni, jo vetëm nga Kosova, po edhe nga Ballkani, sepse jeni kancer jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Andin Hoti, i biri i veprimtarit të shquar i z. Ukshin Hoti, ka reguar rreth dialogut Kosovë Serbi.

Ja postimi i tij i plotë;

Qytetar të nderuar, po e postoj fjalimin tim të plotë që e kam thënë sot në Kuvend, duke e bashkangjitur edhe pjesën e fundit, për t’cilen Kryesuesi i Kuvendit nuk më lejoj ta them, për arsyet që unë nuk i di, edhe pse ishte brenda pikes së rendit të dites:

Kryesues,

Të nderuar kolegë deputet,

Qytetar të respektuar,

Paraprakisht më lejoni të shpreh ngushllimet e mija për familjen dhe botën e artit për humbjen e profesorit Bekim Lumi, njëkohësisht më lejoni të shpreh dhimbjen për të gjithë shqiptarët për humbjen e njeriut më të madh që njeh historia 100 vjeçare e popullit shqiptar, bacën Adem Demaçi.

Kolegë të nderuar, kam parë reagime të ndryshme edhe në këtë sallë por edhe jashtë saj, në lidhje me kush duhet të udhëheq dialogun. Në fjalimin tim të parë dhe disa pas tij, jam lutur për UNITET në çështje nacionale, e ky unitet kërkohet pikërisht sot të nderuar Koleg, ky unitet kërkon që sot ti leni anash politikat ditore, inatet partiake dhe ti dalim zot vendit tonë ashtu për çka jemi zotuar.

Të nderuar qytetar, përveç që nuk shoh asnjë problem që presidenti ta udhëheq dialogun, natyrisht në kordinim me Kuvendin, mendoj qe ëzhtë njeriu ma adekuat i mundshëm, sepse i njejti njeri ka udhëheq edhe kauza tjera, sepse i njejti njeri ka udhëheq edhe dialogje tjera dhe ka dal i suksesshëm, në këtë rast po ua rikujtoj Rambujen. Së paku unë nuk di tjetër njeri që kemi provuar në dialogje dhe ka treguar rezultat.

Presidenti ka thënë këto ditë që marrëveshja do të jetë e dhimbshme, dhe për këtë deklaratë ka pasur reagime të ndryshme. Unë mendoj që normale është të jetë e dhimbshme, madje është shumë e dhimbshme të bëhet marrëveshje me armikun tënd, është e dhimbshme sepse neve na mungojnë ende 1652 persona, është e dhimbshme se të njëjtit na kanë vrarë e masakruar, na kanë djegur, është e dhimbshme sepse ende sot pas 19 vitesh sheh lot në sy të nënave nga vuajtjet e përjetuara prej kriminelëve serb të vitit 1999, është e dhimbshme sepse të njëjtit na kanë mbajtur të pushtuar me dekada, është e dhimbshme sepse ende një pjesë e madhe e Kosovës është lënë anash, siç është Lugina, dhe fatkeqësisht po trajtohet shumë keq nga shteti i Serbisë, siç duket në Serbi, pasardhësit e Millosheviçit ende po i vazhdojnë me nostalgji politikat monstruoze të tij.

Por qytetar të nderuar, më e dhimbshe se kaq nuk mund të jetë, më e dhimbshme nuk bëhet, më të dhimbshme se kaq NUK e lejojmë të bëhet, ky duhet të jetë definicioni i asaj që ka thënë presidenti dhe nuk do t’ketë dhimbje tjeter.

Por koleg të nderuar, unë dua tua rikujtoj që në këtë Kuvend ne kemi miratuar një rezolutë, të inicuar nga unë dhe Saranda, dhe është përkrahur nga të gjithë ju, me ç’rast ju falenderoj edhe njëherë, dhe po ua lexoj piken e parë të asaj rezolute:

“Të bëhet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë bazuar në të drejten ndërkombëtare, përfshirë konventen e Gjenevës të vitit 1949 dhe në protokollin shtesë numër 1 1977. Zbardhja e fatit të përsonave të zhdukur me forcë TË VENDOSET SI PARAKUSHT NË DIALOGUN KOSOVË – SERBI DHE TË BËHET PJESË E PLATFORMES SHTETËRORE PËR DIALOGUN”

Unë kam rastis me një “platformë shtetërore 1 faqe, e cila është tërhequr pastaj, por këtë pikë të rezolutës së votuar nga ne, nuk e kam parë aty”.

Prandaj kërkoj nga Presidenti, nga Kryeministri edhe Kuvendi që ta fusin këtë pikë në bisedimet me Serbinë dhe të jetë njëra ndër pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë, dmth. në nivel presidentësh.

Të nderuar udhëheqës, President, Kryeminister, Kryetar, unë DUA ta di ku e kam babin, familjet duan të dijnë ku i kanë të dashurit e tyre, dhe kjo nuk guxon të kaloj në heshtje, këtë nuk e lejoj, pa këtë nuk ka kuptim asnjë marrëveshje.

Për fund, po e them si Post Scriptum, sepse unë Listen Serbe nuk e shoh asnjëherë, për mua nuk ekziston ajo në këtë kuvend, sidoqoftë po reagoj në një fjalim të tyrin javen e kaluar, të cilët kërkuan konsensus.

Po, unë pajtohem për konsensus, pajtohem për konsensus pasi ti ktheni në jetë mbi 16 mijë persona që i keni vrarë në luften e fundit, pajtohem për konsensus kur tua falin krimin e bërë ndaj mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë, pajtohem kur ti riparoni qindra mijëra objekte të rrënuara, pajtohem që si konensus TË SHPORRENI POR JO VETËM NGA KOSOVA, POR TE SHPORRENI NGA BALLKANI, sepse jeni kancer për Ballkanin, e besa jeni kancer edhe për Europen, sepse ju nuk keni asgje të përbashkët me Europian.

E tek atëherë, si konsensus NDOSHTA ja u falim për qindra mijëra krime të bëra ndaj popullit Shqiptar për shekuj me radhë para luftës së fundit në Kosovë, si dhe për krimet monstruoze të qytetarëve të Bosnjes dhe popujve tjerë.

Ky është konsensusi i vetëm me juve.

Faleminderit!

Andin Hoti

Exit mobile version