Analisti kosovar, Fadil Hoxha, ka cituar kolegët serbë pro-perëndimorë, teksa ka kritikuar për qasjen jo të duhur në arenën ndërkombëtare.
Sipas Hoxhës, Kurti nuk është njeri i Putinit apo Rusisë, por me politikat e tij totalisht ç’akorduese me miqtë tanë, e ka vënë Kosovën në politikë konfrontuese me vendet që na mbështesin, përcjell Gazeta Nacionale.
Zyrtarët e lartë amerikanë sot dhanë mesazh të ngjashëm në Prishtinë, duke thënë që status kuo me dialogun me Serbinë shkon në favor të Rusisë dhe politikave të saj agresive”, ka shkruar mes tjerash ai në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Dy analistë serbë të politikës dhe sigurisë, Zoran Ostojiq dhe Darko Obradoviq, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po punon për interesa të Rusisë.
Këta analistë njihen për qasjen e plotë properëndimore dhe shkëputjen e plotë të Serbisë nga Rusia duke kërkuar vazhdimisht vënjen e sanksioneve të Serbisë kundër Rusisë.
Zyrtarët e lartë amerikanë sot dhanë mesazh të ngjashëm në Prishtinë, duke thënë që status kuo me dialogun me Serbinë shkon në favor të Rusisë dhe politikave të saj agresive.
Sigurisht qe kryeministri Kurti nuk është njeri i Putinit apo Rusisë por me politikat e tij qartazi te ç’akorduara me miqët tanë e ka vënë Kosovën në politikë konfrontuese me shtetet që dhanë ndihmë të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës dhe që po bëjnë përpjekje të mëdha që procesi i pavarsisë së Kosovës të përmbyllet me anëtarsi në organizata ndërkombëtare e jo të mbetet si një “konflikt i ngrirë”.