Ideologu i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka goditur rëndë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i reagoi kryeministrit, Albin Kurti për reduktimet me energji elektrike.
Hoxha ka thënë se Haradinaj po ‘imiton lopën’ dhe se sipas tij, Haradinaj më mirë duhet të hesht për të fituar vota më shumë.
“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje. Ramush, kur është për më folë diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, Haradinaj kërkoi nga Kurti që të lëshojë rrugë pasi sipas tij, vendimet e Kurtit janë të dëmshme dhe të rrezikshme për vendin.
“Nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq. Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin:”, ka shkruar ndër të tjera ai.