Analisti Fadil Hoxha ka thënë se militantët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë nisur sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se dihet që Hill është njeriu kryesor i SHBA-së në Ballkan.
“Të fyesh Chris Hill ke fyer Amerikën e masat pa tru të pushtetit të Kurtit nuk janë fare të vetëdijshëm se sa shumë ujë çojnë në mullirin e Serbisë me injorancën e tyre”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:
Pas Grenellit tash sulme te militarëve të pushtetit në Kosovë ndaj Christopher Hill!
Hill është ambasador amerikan në Serbi por njohësit e politikës e dinë që është njeriu kryesor amerikan në Ballkan.
Të fyesh Chris Hill ke fyer Amerikën e masat pa tru të pushtetit të Kurtit nuk janë fare të vetëdijshëm se sa shumë ujë çojnë në mullirin e Serbisë me injorancën e tyre.
Ata tashmë po bëhen më shumë se të rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës.