Epilogu

Hoxha: Në 1992 armët që i solli Thaçi e Veseli i ruajtëm në arkivola, disa i ranë në dorë Adem Jasharit, në 12 të natës i kanë pru

Hoxhë Avdyl Krasniqit nga Vojniku i Skënderajt, i cili ishte imam i Xhamisë në fshatin Burojë, kishte treguar disa ngjarje interesante për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitin 2016. Ai ndërroi jetë në vitin 2019.

Edhe pse ishte imam i Xhamisë, ai ishte edhe ushtar i UÇK-së i cili shërbeu bashkë me djalin e tij. Ai tregon si e ruajtën armatimin në Xhaminë e Burojës.

“Ishte festa e Bajramit, e qita lajmin që nesër i kemi dy Bajrami, Bajramin Fetar dhe atë Kombëtar, kushdo me i ardhë me i falë i kemi dy Bajrama. Kanë ardhë shumë, m’doket edhe gratë janë ardhë. Me 23.9.1992 m’i kanë pru në 12 të natës, Hashimi, Kadriu e djali im Naser Krasniqi. Ata në Shqipëri ishin, prej Shqipërisë i kanë pru, edhe kur i kanë pru këtu, i kanë shkarku me thasë, me traktor, edhe janë hy brenda e kam pas edhe odën, ia kam qitë nga një kafe, i thash a doni bukë, më thanë jo se na nuk guxojmë me ndejtë se para sabahi duhet me dalë apet. Masanej e kam thirrë djalin tem të madhin dhe vëllaun e Hashimit, Ganiun, janë ardhë te dytë, dhe ju thash qysh dojmë me ja ba tash, a me i qu te shtëpia jem atje, po katun i madh, po thash pasha Zotën i kam shti këtu në Xhami, me maru bunkerin e 8 sanak i kemi marrë tu i mbushë me armatim e t’u i lëshu të poshtë. Snajperka, mitroloza, gulinova e bomba e tona llojet e armëve i kanë pru. Për 5 vjet arkivolët e të vdekurve i ruajtën armët nga të gjallët. Ndonjëra prej tyre i ka ra në dorë edhe komandantit legjendar Adem Jasharit”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=305&v=cQlv6a8_Teg&feature=emb_title VIDEO

Exit mobile version