Epilogu

Hoyt Yee ia tha në sy Vuçiqit: SHBA mbështetë shtetin e pavarur të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri e ka cilësuar si “jo të lehtë”, takimin me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Briyan Yee.

Presidenti serb në një intervistë për TV Pink deklaroi se Yee ia kishte thënë disa gjëra që e kishin acaruar.

“Amerika e mbështet integritetin territorial dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë. Ju nuk mund ta prekni integritetin territorial të tyre.”, i kishte thënë Yee presidentit të Serbisë. 

Presidenti serb u përgjigj duke i thënë se 9 vite më parë të gjithë e prekën integritetin e Serbisë..“Unë i thash atij në fytyrë. Si mund që 9 vite më parë e prekët integritetin e Serbisë, një rregull që sot është krejt i kundërt për juve”, tha presidenti i Serbisë.“Ai vetëm e përcolli mesazhin e Amerikës”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti serb deklaroi se në takim nuk kishte fjalë të pahijshme dhe se temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia. 

Exit mobile version