Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në tryezën “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj” publikoi raportin e hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.
Sipas rezultatit të hulumtimi të KDI-së, 25.2 % e të rinjve nuk kanë asnjë politikan model, derisa 81% e të rinjve që nuk kanë asnjë politikan model janët të rinjtë e komunitetit serb.
Ndërsa, sipas hulumtimit, pjesa tjetër e të rinjve kanë dhënë mbi 50 emra të politikanëve, të cilët i kanë model. Sipas rezultateve, listës së politikanit model i prinë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që shihet si model nga 13.7% e të rinjve.