Epilogu

Hulumtim: Avancime dhe rekrutime përmes konkursit të jashtëligjshëm të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan


Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë të jashtëligjshme përmes një konkursi të brendshëm, të hapur në mars të këtij viti.

Lujleta Berisha dhe Kushtrim Demi, janë dy prej aplikuesve të cilët janë shpërblyer me avancim nga ky konkurs i kundërligjshëm. Siç merr vesh “Gazeta Blic” ky i fundit është vëllai i ish-deputetës së Kuvendit të Kosovës, Labintë Demi.

Përveç tyre nga ky konkurs i jashtëligjshëm ka përfituar edhe Refik Ibrahimi, i cili është rekrutuar në pozitën e Zyrtarit për Çështje Akademike në këtë universitet.

Megjithëse konkursi për pozitat, Zyrtar Ligjor, Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë dhe Zyrtar për Çështje Akademike, i shapllur më 13 mars, Blerta, e cila në dy prej pozitave ka konkurruar në mënyrë formale, konkursi del të ketë qenë në kundërshtim me Ligjin për Shërbyesit Civil, pasi që sipas këtij ligji nevojiten së paku tre aplikues për listën e ngushtë.

Bazuar në Ligjin për Shërbyesit Civil, konkursi në fjalë është dashur të rishpallet, pasi që në dy pozitat e para, Zyrtar Ligjor dhe Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë nuk ka pasur më tepër se dy apikues.

Ligji për Shërbyesit Civil

“KPSHC duhet të përgatisë një listë të shkurtër prej së paku tre kandidatëve. Nëse paneli nuk mund të indetifikojë së paku tre kandidatë adekuat për përfshirje në listën e shkurtër, pozita duhet të rishpallet”, specifikohet në ligjin në fjalë.

Ky konkurs del të jetë në kundërshtim edhe me rregulloren për rekrutim të shërbyesve civil, ku sipas kësaj rregullore “nëse numri i aplikacioneve të pranuara është më pak se pesë (5), procedura e rekrutimit ndërpritet nga Njësia e Personelit dhe një shapllje e re e rekrutimit për pozitat e njëjtë publikohet në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në këtë rregoullore”. Ndërkaq, në total numri i aplikantëve për pozitën Zyrtar për Çështje Akademike kishte qenë tre.

Rregullorja e rekrutimit për shërbyes civil

“Gazeta Blic” ka siguruar listën e poenave të katër prej kandidatëve, tre prej të cilëve nga muaji prill kanë filluar punën në pozitat e përzgjedhura.

Rezultatet janë shpallur në webfaqen zyrtare të Universitetit “Kadri Zeka”. /Gazeta Blic/
Exit mobile version