Epilogu

Hulumtimi: Isa Mustafa s’është i pari në LDK, aty “sundon” një grua (Renditja-FOTO)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të hyjë në zgjedhje të brendshme në fillim të vitit të ardhshëm.

Në këtë parti deri më tash janë paraqitur disa grupe joformale që kërkojnë ta marrin drejtimin.

Këto grupe ishin më entuaziaste kur kryetari aktual, Isa Mustafa, nuk ishte mirë më shëndet, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar.

Mustafa duket se e ka marrë veten nga sëmundja dhe tash mund të jetë kandidat edhe për një mandat.

Por, si qëndrojnë gjërat brenda strukturës drejtuese të LDK-së? Kush është më i fuqishmi? Kush janë njerëzit që kanë peshë aty?

Një sondazh të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), Isa Mustafa nuk është më i fuqishmi në LDK.

Ballkani.info e sjellë renditjen e këtij hulumtimi për fuqinë e njerëzve brenda LDK-së.

Aty del se deputetja Vjosa Osmani prin më 31 për qind si figura më e pëlqyer në LDK, kurse lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vjen pas saj me 25 për qind.

Pas Osmanit dhe Mustafës renditen shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Avdullah Hoti i ka marrë 15 për qind të votave të respodentëve, kurse Lutfi Hazir 9 për qind.

Agim Veliu dhe Lumir Abdixhiku vijnë pas këtyre me nga 5 për qind, si dhe Anton Çuni me 3 për qind.

Të kujtojmë se sondazhi është realizuar në muajin korrik të këtij viti.

Exit mobile version