Epilogu

Hulumtuesja e Hagës alarmon: Ngritni zërin, viktima u vra nga plumbi serb, Specialja e dënoi Salih Mustafën

I pari ishte ai kundër ish-komandantit lokal të UÇK-së në Zonën e Prishtinës, Salih Mustafa, i cili përfundoi me 16 dhjetor 2022, me verdiktin e shkallës së dytë prej 22 vjetëve burgim për të akuzuarin.

Nevenka Tromp, autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, i ka dhënë një intervistë gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, nga Haga.

Në këtë intervistë, Tromp, që punoi me ekipin e prokurorit që ka ndjekur dhe përgatitur rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, thotë se Salih Mustafa u dënua për një vrasje që e kryen forcat serbe.

“Gjykimi në rastin e Salih Mustëfës ishte absolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime. Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë luftë dhe për krime të cilat kur i lexoj gjykimet nuk jam e bindur se si Salih Mustafa ka mundur që të ketë përgjegjësi. Për shembull për një viktimë që është braktisur në një kompleks ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë, ‘në rregull, serbët e kanë vrarë por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasjen’. Këto janë gjërat për të cilat ju gazetarët e Kosovës, komuniteti i intelektualëve të Kosovës duhet të reagoni, dhe jo të prisni për gjykimin e dytë, për gjykimin final në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, por ju duhet ta ngritni zërin dhe të tregoni se çfarë vërtetë ka ndodhur, se ki ndodhur. Nuk mund të lejoni që gjykatësit dhe avokatët ta shkruajnë historinë tuaj”, përfundoi Nevenka Tromp. 

Exit mobile version