Epilogu

Humolli: VV po beson që shumica e popullit është kundër luftës, s’është korrekte

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht ish ushtari i UÇK-së z. Fatmir Humolli ka dhënë mendimin e tij në emisionin politiko sa i përket kalkulimeve të partive politike rreth çështjes së veteranëve.

“Politikën po e konsiderojnë si hajgare, e nuk po e konsiderojnë politikën si obligim ndaj qytetarëve, ndaj atyre që ju kemi premtu ndryshimin. Për fat të keq është klasa jonë politike e qatij niveli komplet, e politizojnë atë kategori, një vlerë që s’ka drejtë me politizu askush. Njëra palë po ka dëshirë me fitue politikisht prej këtij gabimi të VV-së, kurse VV është duke besu që shumica e popullit është kundër luftës, dhe nuk është korrekte me u sjell ndaj një vlere kështu”, potencoi Fatmir Humolli.

Exit mobile version