Lajme
Hysni Gucat nxjerrët i prangosur nga zyrat e OVL-UÇK’së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve. /Express/