fbpx
Lajme

I akuzuari për korrupsion në Privatizim dhe për degradimin e Universitetit, mbështetësi më i madh i Kurtit

Organizata Çohu!


Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU” denoncon si një kulm të zhvillimit të korrupsionit në Kosovë vendimin për të marrë ekspertë të jashtëm për verifikimin e procesit të privatizimit të Jugotermit të Gjilanit në kohën kur tashmë është vërtetuar nga auditori i brendshëm i AKM-së dhe nga zyra ligjore se në këtë rast ka pasur kurdisje të ofertave.

Privatizimi i fabrikës rentabile Jugoterm të Gjilanit nxorri në shesh skemën korruptive mbi të cilën punon Qeveria e Kosovës. Kjo ndërmarrje që ka implikuar gjysmën e kabinetit qeveritar u vërtetua se është privatizuar në mënyrë jo të ligjshme dhe mbi baza krejtësisht korruptive.

Dy auditime të brendshme të Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM) e thanë shumë qartë se ka pasur marrëveshje të fshehta mes tre ofertuesëve, e vërtetuar kjo edhe nga prononcimet publike të Shefqet Aliut, ish-drejtor dhe pjesmarrës në tender. Biles, Aliu ofroi edhe fakte që vërtetojnë involvimin edhe të zëvendëskryeministrit Lutfi Haziri në konton e të cilit, përmes Eng Office janë derdhur 14 mijë euro. Kjo shumë ka të bëjë vetëm me pagesën e parë që kap më pak se 2% të aksioneve, pasi që Haziri ka në këtë fabrikë 10% të aksioneve, të cilat kapin vlerën që kalon 100 mijë euro. Jugoterm është shitur mbi 1.1 milionë euro.

Ministri tjetër i përzier në këtë rast është edhe ai i punëve të brendshme, Fatmir Rexhepi, përmes kompanisë së vëllaut të tij, Eng. Office, zotit Mejdi Rexhepi. Vëllau i ministrit ka qenë poashtu tenderues në rastin Jugoterm.

Në këtë lojë nuk kanë ngelur pa u përzier edhe Ministri i Ekonomisë dhe Finansave, Haki Shatri, dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. Në dy raste Bordi i AKM-së nuk është lejuar të marrë vendim sepse Shatri dhe Dugolli kanë kundërshtuar me këmbëngulje ritenderimin e Jugotermit. Kjo është edhe një tregues se kur është fjala për keqpërdorime, shkelje e korrupsion, ministrat e të dy partnerëve në pushtet janë duke krijuar një skemë të përkrahjes së ndërsjellë.

Përkundër insistimit të anëtarëve ndërkombëtar të Bordit të AKM-së, auditorit të brendshëm dhe zyrës ligjore për ta zbatuar rregulloren që ndalon kurdisjet në çmimet e ndërmarrjeve, ministrat Shatri e Dugolli kanë rezistuar zbatimin e ligjit në këtë rast, për t’i mbrojtur veprimet korruptive të kolegëve të tyre Haziri dhe Rexhepi.

Këto fakte dëshmojnë se institucionet kosovare janë shndërruar në një piramidë përfitimesh individuale tëeksponentëve partiak dhe janë një tregues i fortë për mungesën e sundimit të ligjit dhe çfarëdo llogaridhënieje në institucionet kosovare. Në të vërtetë, veprimet e tilla të njerëzve në pushtet vetëm sa konfirmojnë pohimin e Komisionit Evropian se krimi i organizuar është futur në politikë.

Me nderime: Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “ÇOHU”

Në këtë dokument shifet qartë transferimi i 14 mijë eurove për aksionet e Lutfi Hazirit nëpërmjet kompanisë së vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Rexhepi, kompanisë Engoffise

Në këtë dokument shifet qartë ndarja e aksioneve para se Lutfi haziri të bëhej aksionar. Këto kompani siç e ka pranuar edhe vet pronari i “Kalabria” kanë ofertuar me tre oferta dhe kanë bërë marrvëshje të fshehtë

Në këtë dokument shifet se kopanisë së Vëllaut të minsitrit të Brendshëm dhe Shefqet Aliut i janë zvogëluar aksionet nga 5 për qind. Pra tani pronari i 10 për qind të aksioneve në vlerë prej mbi 100 mijë eurove është Lutfi Haziri. Sipas deklaratave të Aliut këto aksione i janë marrë atij nën kërcënimin e ministrit të brendshëm dhe zëvendëskryeministrit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close