I arrestuari për vrasjen e Shaban Manajt ishte Mark Oroshi, shofer i udhëheqësve të LDK-së në Klinë e Istog

Sipas historianit Asdren Shala, Manaj është vrarë në rrethana morale.
“Shko në Istog e në Pejë, pyti njerzit edhe të tregojnë se Shaban Manaj është vra krejt në situatë amorale.
Dhe, për me mbulu këtë e kanë fut SHIK-un. Këtë diskurs e ka ndjek një pjesë e LDK-së për me fsheh qyqarllëkun e vet në luftë” u shpreh Shala në FRONTAL në T7.
Për disa vrasje është drejtuar gishti tek disa persona. Në fakt, për tu dukur të rëndësishëm, një pjesë kanë akuzuar persona tjerë të rëndësishëm si të implikuar në rastet e tyre të vrasjes.
Pavarësisht se një pjesë e familjarëve të zyrtarëve LDK-së por edhe të tjerë, veçse i dinë motivet dhe vrasësit, ata i kanë shfrytëzuar qëllimisht ato raste për efekte politike. Për të mbuluar një aferë të brendshme, kanë akuzuar dikë tjetër për t’u dukur vrasje politike.
Kush ishte i dyshuari kryesor dhe si u ekzekutua Shaban Manaj dhe vrasësi potencial i tij
Shaban Manaj ishte rrëmbyer në fshatin Grebnik e pastaj e kishin vrarë pasi ishte torturuar, siç tregon edhe akuza 7-faqëshe me numër 54/1, me dhjetëra faqe të dosjeve shoqëruese që gjendeshin në gjykatë. Lidhur me këtë vrasje akuzoheshin 8 veta, të cilët më vonë lirohen në mungesë provash.
GazetaExpress atë kohë, kishte publikuar një storie për vrasjen e Shaban Manajt.
Mark Oroshi, njëri prej ish të dyshuarve për vrasjen e avokatit Shaban Manaj, ishte ekzekutuar në një të martë në oborrin e shtëpisë së tij. Më shumë se tridhjetë plumba kanë goditur trupin, veturën dhe murin e shtëpisë së Markut. Ai ishte ekzekutuar pasi doli nga paraburgimi ku kishte qëndruar 17 muaj dhe ishte liruar në mungesë të provave.
Mark Oloshi kishte qenë shofer i udhëheqësve të LDK-së në Klinë dhe të Kryetarit të LDK-së për Istog.
Vetë Mark Prend Oroshi, i akuzuari i parë i këtij procesi, ishte një aktivist i denjë i LDK-së, vozitës i liderëve të LDK-së të Klinës dhe Istogut. Siç kishte cekur edhe në gjyq, tërë ky proces ishte bërë ( montuar) nëpërmjet gruas së tij, që deri në atë kohë mbahej nga gjykata dhe administrata ndërkombëtare si “person anonimus”.