I bllokohet llogaria e Martin Berishajt në Mali të Zi, pretendohet se financoi Kurtin
Si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi Martin Berishaj, llogaritë bankare të ambasadorit në Mal të Zi janë bllokuar.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është bërë pjesë e një skandali ku dyshohet se ka shpëlarë mbi 600 mijë euro para.
Këtë ambasadori dyshohet se e ka bërë përmes një kompanie që e ka hapur në Mal të Zi, e quajtur “MB Consulting”.
Media press.co.me në Mal të Zi, njofton se llogaritë e Berishajt në Mal të Zi janë bllokuar si pasojë e një borxhi prej 31 mijë e 14 eurove, që ka ngritur edhe më shumë dyshime në përfshirjen e tij në skandal.
Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, Berishaj ka transferuar 600 mijë euro kesh nga llogaria e tij në Mal të Zi dhe i ka transferuar tek politikani slloven Robert Golob.
Këto para në llogarinë e kompanisë së Berishajt kanë ardhur nga kompania GEN, e regjistruar në Mal të Zi.
Përkundër përfshirjes së tij në këtë skandal, ambasadori Berishaj ka premtuar se do t’i padisë mediat dhe ka vazhduar me punën e tij diplomatike.
Një grup qytetarësh të ‘Alternativa Mali i Zi’ kanë publikuar sot një deklaratë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se kompania e regjistruar në Serbi ka financuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Press.co.me.