I burgosuri nga Grupi “Kumanova” Enver Hoxha Klein ka reaguar ashpër pas kritikave dhe akuzave të gazetarit Vehbi Kajtazi ndaj Grupit “Kumanova” ku këta të fundit i quajti bandë kriminale.
Ja shkrimi:
Më shkas!
Nga debati I mbrëmshën, të henën 13.Dhjetor në TV Dugagjini (nga minutazhi 1h20min në lidhje për ‘Rastin Kumanova!
Vehbi Kajtazi, unë quhëm Enver Hoxha Klein, Luftëtar Çlirimtar ( e jo kriminel) I asaj Republike që ty të mundëson sot çuditerisht të flasësh në menyrë hipokrite pergjithësuese më tendencë sikurse bënte propaganda serbe në kohën e Milloshit ‘site Albanci je Terroristi.
Unë jam njëri nga të burgosurish në ketë rast dhe kērkoj ofrosh fakte më emër e mbiemer kush ka marrur pare ( është paguar) dhe para se gjithash kush ka paguar (ishte/ishin “Sponzor” ???) nga “shteti mik I Kosovës sipas jush. Nesë pushteti i atehershëm, strukturat shtetërore janë palê e implikuar në ketë skenar nuk e di nga kjo ide e juaja për mikun (shtetin fqinjë)!?
Kohën e Gruevskit më zhvillimet e pastajme, Marreveshja e Perzhinos I-II, Shuttlediplomacia e emisarve special (për dy vite mē radhë pas ndodhisë), antarësimit të ‘Mikut verior ( pas transformimit) në Nato, ngjajshëm siç mund të marrim kronologjikisht Kosovën e paraluftës,luftën çlrimtare, zbarkimin e KFOR-it, parvarësimin e saj janë etapa specifike në rrethana krejtesisht të ndryshëm nepër të cilat kanë kaluar dy vendett, keshtu që mos ngaterro kohērat sē … t’kap barku e po shkulavesh.
Rasti ‘Kumanova është më peshë të rendë e nuk do t’i lejohet sot më askujt të lëshoj fjalët si ‘LOPA BAGLËN!
Do të doja të përballēsha më ju përmes një transmetimi të drejtpërdrejt të ndonjë kanali televiziv sa më parë.
Mjaftë është shpifur në media dhe dezinformuar/manipuluar opinioni publik.
Jemi mbajtur për vite në izolim total në pamundësi në komunikim më botën.Tani është ndryshe, është mjaftë më keto dokrra e fëlliqesitë.
Gjermanët thonë ‘Jetzt wird mal Tacheles geredet!
Tani do të flasim troç, nuk ka ma më lujt koqe!