Epilogu

I burgosuri politik: Bërthama e elektoratit të VV është anti UÇK, është pjesa më ekstreme e saj

Shkruan: Haki Morina / I burgosur disa herë me vite të tëra, më 1984 dënohet me 7 vjet burg politik bashkë me 6 të akuzuar të tjerë.

Bërthama e elektoratit të një partie, e dikton politiken e asaj partie.E bërthama e elektoratit të VV është anti UÇK, bile është pjesa më ekstreme e saj. Është pjesa e elektoratit anti UÇK që nuk pranonte koalicionin në asnjë mënyrë me PDK, sepse PDK-në e shihte si pjellë të UÇK-së. Për këtë arsye pjesa më ekstremiste e LDK-së kaluan në VV. Kaluan me VV pra, për shkak të pakënaqësisë me koalicionet që bënte lidershipi i partisë së tyre me “armiqtë” e pafalshëm.

Jo rastësisht, gazeta Bota Sot, që gjatë gjithë veprimtarisë së saj ishte gazeta më ekstremiste kundër UÇK-së, sot është e vetmja që nuk e kritikon politikën e qeverisë Kurti.Një pjesë e ish antarëve të LPK-së dhe disa edhe të UÇK-së, të pakënaqur me politikën e PDK, herë me të drejtë, e herë pa të drejtë, mund të qëndrojnë dhe ta mbështesin VV, por ata kurr nuk mund ta diktojnë politikën që “përfaqësojnë”, sepse janë faktor i papërfillshëm brenda kësaj partie.

Exit mobile version