fbpx
Lajme

I burgosuri politik: S’kisha dashtë asgjë më shumë se unë me qenë në Hagë në vend të Thaçit e Veselit

U burgosuri politik Avdi Gjata, në një intervistë për emisionin “Kojshia Show” ka dhënë mendimin e tij procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Hagë dhe dy nga krerët e UÇK-së; Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Mendimi im është ky, as s’kam pasë fuqi, as s’kam pasë trimëri, as s’kam pasë guxim, sepse e mira e të mirës do të ishte që unë me qenë në vend të Hashim Thaçit. E mira e së mirës ka qenë që unë me qenë në vend të Kadri Veselit. Unë mendoj, ma shumë kisha pas qef unë me kanë në gjykatën e Hagës qyshë janë ata, asgja nuk kisha dashtë ma shumë sepse për një moment është krijue një opinion ndaj tyre, por nese kanë me ardhë qysh kanë ardhë Fatmir Limaj e Ramush Haradinajn e ushtarët e tjerë“, deklaroi i burgosuri politik Avdi Gjata.

Ai më tutje theksoi se “Nesër çka do të thojmë ne, unë nuk jam për me mbrojtë Hashim Thaçin e s’du ta mbroj asnjë, sepse ata i mbron puna e vet e vepra e vet. Historia është kronologji e përshkrimit të ngjarjeve dhe sikurse mos të ishte Hashim Thaçi ai i duhuri NATO dhe ndërkombëtarët nuk kishin bashkëpunu dhe nuk kishin vepru në momentet më të vështira me Hashim Thaçin. Unë kam pas qef me qenë në vend të Hashimit, po pak ose frika ose tuta ose mosdija, ose kam dashtë me u rujtë për në fund“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close